HOTELI

Një standard i ri nga

HOTELI YNË

Mikpritje me 5 yje
në një lokacion përrallor

Në pikën më të lartë të zonës, në majën e kodrinës ku perimetralisht rrethohet nga vilat, shtrihet hoteli me 5 yje. Shkrirë me siluetën e relievit, pyllit dhe horizonitin e pafundëm blu të detit, struktura elegante e hotelit mundëson përjetimin makismal të natyrës. Hoteli zhvillohet 2 kate nëntokë dhe 2 kate mbitokë. Ofron çdo shërbim të mundshëm, duke përfshirë:

PISHINA VERORE

Pishina me ujë deti, shërbim i cili ofrohet gjate stinës së verës për turistet dhe banorët e kompleksit.

Pishina dimërore

Pishina me ujë deti, shërbim i cili ofrohet gjatë stinëve të ftohta për banorët e kompleksit.

RESTORANTI

Kuzhina ofron gatime të larmishme tradicionale dhe ndërkombëtare, me restorantin që shtrihet në ambientet e brendshme dhe të jashtme të hotelit.

PIKAT TURISTIKE

Në afërsi të zonës kemi destinacione të rëndësishme turistike si plazhi i ‘Rërës së bardhë’, plazhi i kishës së Shën Antonit, plazhi i kalasë së Skenderbeut dhe monumente të ndryshme historike.

Palester dhe SPA

Tarraca ka formë të thyer e cila aksesohet me anë të një shkallare elegante të gërshetuar me gjelbërim të ultë, që krijon mundësinë e një pasazhi dinamik i cili vizualisht përshkron në mënyre maksimale zonën. Harmonia e shkrirjes së ndërtimit me terrenin dhe gjelbërimin është ajo që i jep vlerë më së shumti zonës. Materialet e implementaura në objekt janë karakteristike te zonës dhe kontekstit përreth – si  guri natyral dhe druri, të kombinuara me vegjetacionin që është i pranishëm në çdo pjesë të hotelit.

Mikpritje me 5 yje
në një lokacion përrallor!

EKSTERIER I KOHËS MODERNE

Format elegante dhe luksoze të hotelit janë në përputhje me peisazhin rrethues, kombinuar me gjelbërimin e begatshëm të relievit pranë. Secili nga pesë katet sjell në përzierje të përsosur me bimë dhe hapësira të gjelbërta, duke u dhënë homazhe natyrës dhe bukurisë të patëmetë që ngërthen, në nevojën tonë moderne për t’u kthyer përsëri ekosistemeve natyrore.

Hoteli ynë posedon një pishinë përball me detin Adriatik, për momentet kur ju ndjeheni sikur dëshironi freskinë e detit dhe trajtimin me pesë yje, pa problemet e rërës së nxehtë.

E pafund

një pamje
si askund tjetër!

INTERIER I KOHËS MODERNE

Nëse jeni entuziast i historisë, krijesave mitologjike ose thjesht bukurisë hyjnore të natyrës, Kepi i Rodonit ju bën të besoni se perënditë e detit ishin të vërteta dhe ata banonin në Detin Adriatik.

Kjo ka frymëzuar dizajnin e hotelit tonë, i cili sjell sjell një stil modern dhe në të njejtën kohë klasik në natyrën përreth, duke përzier elementet e natyrës dhe kulturës lokale në hapësirat e saj dhe duke krijuar ndjenjën e një shtëpie të gjallë, e cila i plotëson të gjitha nevojat bashkëkohore me mikpritjen e pesë yjeve.

dëshironi të dini
më shumë?

logo_footer

abonohu për njoftimet e fundit

na ndiqni në

ku ndodhemi ne

shiko në hartë

© 2019 CAPE OF RODON. TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA.

Start typing and press Enter to search